Dyshja e Sassuolos bashkohet te Roma

Dyshja e Sassuolos bashkohet te Roma

19 qershor 2017 17:51

Pas emërimit të trajnerit Eusebio Di Francesco në krye të klubit, Roma tani po mendon që ta transferojë edhe njërin ndër lojtarët më të mirë të asaj skuadre, Domenico Berardin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Roma është e gatshme që t’i përfshijë dy mbrojtës të skuadrës së dytë, Riccardo Marchizza dhe Luca Pellegrini, në këmbim të Berardit, pasi Mohamed Salah është shumë afër transferimit te Liverpooli.

Sulmuesi i grupmoshave U21 të Italisë mund të bëhet lojtari i dytë i Sassuolos që vjen te “Giallorossët”, pasi edhe Lorenzo Pellegrini është shumë afër t’i bashkohet klubit kryeqytetas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme