Oferta e pazakontë e klubit gjerman nga liga e tretë për Ronaldon

Oferta e pazakontë e klubit gjerman nga liga e tretë për Ronaldon

19 qershor 2017 16:50

Klubi i rangut të tretë në futbollin gjerman, Fortuna Koln, ka kërkuar shërbimet e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo po raportohet se ka kërkuar largimin për shkak të pakënaqësive me situatën lidhur me taksat e tij në Spanjë. Për të kanë shprehur interesim disa gjigantë evropianë.

Tani një ofertë ka dalë edhe nga Fortuna, që nga fundi i tabelës në 3. Liga ka kërkuar Ronaldon të shqyrtojë ofertën e veçantë të këtij klubi.

“Hej Cristiano, ne po kërkojmë një sulmues – nuk kemi para, por mund të ju ofrojmë Kolsch (birra) falas për tërë jetën”, ka shkruar ky klub në Twitter.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme