Moura pranon se mund të largohet nga PSG-ja

Moura pranon se mund të largohet nga PSG-ja

19 qershor 2017 16:20

Ylli i Paris Saint-Germainit, Lucas Moura, ka pranuar se mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Braziliani po kërkohet me ngulm nga Interi, por besohet se po kërkon garanci që do të luajë më shumë për të mbetur në skuadër.

“Në çdo afat kalimtar ka shumë spekulime për mua”, ka thënë Lucas Moura për “Diario”, transmeton Koha.net. “Në realitet nuk ka oferta për mua, asgjë konkrete. Agjenti nuk ka folur me mua për ndonjë transferim. Kam kontratë deri në vitin 2020 dhe për momentin nuk ka asgjë. A mund të largohem drejt një klubi tjetër evropian? Ka mundësi, por për momentin nuk kam asnjë ofertë dhe kam një kontratë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme