Prishtina përballet me klubin suedez në rrugën drejt Ligës së Evropës

Prishtina përballet me klubin suedez në rrugën drejt Ligës së Evropës

19 qershor 2017 13:05

Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, do të përballet me IFK Norrköping të Suedisë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës, raporton Koha.net.

Klubi i Prishtinës ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire.

Ndeshjet e raundit të parë zhvillohen më 29 qershor dhe 6 korrik.

Image

Më herët gjatë ditës, kundërshtarin e parë drejt Ligës së Kampionëve e mësoi Trepça ’89. Ajo do të përballet me Vikingurin e Ishujve Faroe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme