Unitedi ka gati 175 milionë funta dhe De Gean për Ronaldon 

Unitedi ka gati 175 milionë funta dhe De Gean për Ronaldon 

19 qershor 2017 13:07

Manchester Unitedi po planifikon që të ofrojë 175 milionë funta (afër 200 milionë euro) plus shërbimet e portierit David de Gea për të siguruar shërbimet e yllit të Realit, Cristiano Ronaldo, raporton Daily Mirror. 

Raportohet se portugeyi dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, dhe një rikthim i tij në Old Trafford është shumë i mundshëm kur dihet se ajo është një nga dëshirat e lojtarit, transmeton Koha.net. 

De Gea, që kërkohet qe një kohë të gjatë nga Reali, pritet të përfshihet në këtë marrëveshje.

© KOHA

comments powered by Disqus
Të ngjashme