Sport

Drenica e pranon dorëheqjen e Devollit

Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Drenicës.

Lajmi për largimin e tij është bërë zyrtar në faqen zyrtare të klubit “kuqezi” në rrjetin social “Facebook”.

“Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit Ilir Veliqi, ka paraqitur doërheqjen e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës në çerekfinale nga Dukagjini i Klinës. Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë. Ne falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Drenicës, që nuk e ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ri.

Drenica në Superligë është në pozitë të vështirë për mbetje në elitën e futbollit kosovar. Zë vendin e nëntë me 26 pikë.