Sport

Një pakënaqësi brenda Dritës nxori rivalin më të madh të saj

Descriptive Text

Një pakënaqësi e lojtarëve kryesorë të skuadrës bëri që të formohet klubi tjetër dhe me këtë lindi derbi më i madh i futbollit kosovar, që po vazhdon të rritet, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte viti 1995, përkatësisht faza e fundit e kampionatit të edicionit 1994\95, kur lojtarët kryesorë të Dritës së Gjilanit ishin të pakënaqur me drejtuesit e klubit, përkatësisht me tretmanin që kishin prej tyre. Situata e krijuar rezultoi me formimin e klubit të ri në qytetin e Gjilanit, që fillimisht u quajt Gjilani 95.

Gjilani 95 me gara filloi në edicionin 1995\96 dhe këtu zuri fill derbi, aktualisht, më i madhi lokal në vend dhe i futbollit kosovar në përgjithësi, ai i qytetit të Gjilanit, ndërmjet Dritës e Gjilanit. Derbi i fundit gjilanas është luajtur të dielën, ndërsa interesimi ishte shumë i madh. Në kuadër të Superligës së Kosovës, Gjilani e Drita luajtën 1:1.

Stadiumi i qytetit në Gjilan ishte i vogël për t'i zënë të gjithë të interesuarit. Tribunën kryesore këtë herë e "pushtuan" tifozët e Gjilanit, skuadrës vendase, ndërsa në anën tjetër ishin vendosur mijëra tifozë të Dritës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.