Sport

IFAB-i po diskuton për një “revolucion të qetë” në rregullat e futbollit

Ligjvënësit e futbollit botëror kanë në konsideratë propozimin për të zvogëluar pjesëlojën në 30 minuta, në përpjekje për të parandaluar humbjen e kohës apo “zhagitjen”.

Në bazë të këtij propozimi, të dy pjesëlojët do të jenë nga 30 minuta dhe loja e futbollit do të zgjasë 60 minuta,shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Kjo për shkak se trupi ligjvënës Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB), thotë se në ndeshjen që zgjatë 90 minuta ka “futboll efektiv vetëm 60 minuta”.

Ish-arbitri anglez David Elleray, i cili është drejtor teknik i IFABit, po qëndron prapa këtij dokumenti që po e përshkruan si “revolucion të qetë” në futboll. Gjatë 60 minutave, me propozimin e ri sa do të zhvillohej ndeshja, koha do të ndalej sa herë që topi të jetë jashtë lojës dhe gjatë ndërprerjeve të ndryshme.

Ora e arbitrit do të ishte e lidhur me semaforin në stadium, në mënyrë që gjithçka të jetë e sinkronizuar në lidhje me ndaljen dhe nisjen e kohës gjatë zhvillimit të ndeshjes. Megjithatë, zvogëlimi i kohës së ndeshjes nuk do të jetë ndryshimi i vetëm radikal që do të diskutohet në të ardhmen nga IFAB-i... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.