Telashet ligjore të yjeve të La Ligas

Telashet ligjore të yjeve të La Ligas

19 qershor 2017 11:06

Spanja ka tërhequr ndoshta tre yjtë më të ndritur të futbollit botëror, pasi Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Lionel Messi e Neymar të Barcelonës, tashmë disa vite po tregojnë aftësitë dhe magjitë e tyre në La Liga.

Madje edhe tifozët janë mësuar të shijojnë magjinë e futbollit nga kjo treshe. Por shqetësuese për tifozët është se vitet e fundit ata po shohin këtë treshe të futbollistëve të akuzuar për mashtrime tatimore dhe krime të tjera financiare nga gjykatat spanjolle.

Megjithatë këta tre futbollistë nuk janë të vetmit që po akuzohen për gjëra të tilla në futbollin e Spanjës, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Bashkëlojtari i Messit te Barcelona dhe Përfaqësuesja e Argjentinës, Javier Mascherano gjatë vitit të shkuar mori dënim njëvjeçar me burg për shkak të evazionit fiskal.

Tre lojtarë, tri gjyqe

Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge u shpallën fajtor vitin e shkuar për mashtrim të shtetit spanjoll për 4.1 milionë euro në taksat e papaguara mbi të drejtat e imazhit të sulmuesit, të kontrolluara nga kompanitë fantome në Belize dhe Uruguaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme