Kampionia e Evropës në futboll, Portugalia, e ka nisur me barazim Kupën e Konfederatave. Përfaqësuesja e Portugalisë të dielën në stadiumin “Kazan Arena” ka barazuar 2:2 kundër Meksikës.
Ndeshja i ka takuar xhiros së parë të Grupit A, të cilit i prin Përfaqësuesja e Rusisë që të shtunën në hapje të këtij turneu triumfoi ndaj Zelandës së Re (2:0), transmeton “Koha Ditore”. Ricardo Quaresma (35’) e Cedric Soares (86’) shënuan për Portugalinë derisa golat për ekipin e Meksikës i realizuan Javier Hernandez (42’) e Hector Moreno (90’).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër portugezët ky nuk është një rezultat i mirë, duke pasur parasysh se janë konsideruar si favoritë. Në të vërtetë ekipi që triumfoi në “Euro 2016” llogaritet edhe si favorit i Grupit A.
“Është shumë e rëndësishme që këtë turne e kemi nisur me pozitivitet. Pika e fituar ndaj Portugalisë do të na motivojë për ndeshjet e tjera”, tha heroi i Meksikës, Moreno... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.