Sport

Organizimi i hershëm i klubeve, shpresë për kampionat cilësor

Vetëm Llapi, Ferronikeli, Besa dhe Vllaznia e Pozheranit nuk kanë bërë ende ndonjë lëvizje të madhe për edicionin 2017\2018 të Superligës së Kosovës në futboll.

Tetë klubet e tjera kanë nisur tashmë organizimin për edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar që pritet të nisë në muajin gusht, shkruan sot “Koha Ditore”. Në të kaluarën shumë klube organizoheshin pak javë para se të niste edicioni, por këtë herë pushimi i plotë pasiv thuajse nuk ka ekzistuar në mes dy edicioneve.

Ka plot risi në klubet e Superligës. Disa kanë emëruar trajnerë të rinj, disa kanë vazhduar kontratat me lojtarë e disa kanë bërë transferimet e para. E para që reagoi ishte kampionia, Trepça ‘89 që do të luajë në kualifikime për Champions. Mori plot tetë lojtarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.