Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) po vazhdon negociatat me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë për dy lojtarët kosovarë me pasaportë sllovene, Erjon Kastrati e Gëzim Morina.
FBK-ja po punon që Kastratin e Morinën t’i bëjë pjesë të përfaqësueses së Kosovës në basketboll, shkruan sot “Koha Ditore”. Negociatat nuk po dalin të lehta. Kastrati e Morina në moshë të re janë larguar nga Kosova për të vazhduar karrierën në Slloveni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata sllovene ua ka bërë të mundur pajisjen me pasaporta të këtij vendi që të jenë në dispozicion për të luajtur për përfaqësueset e Sllovenisë. Morina vjet luajti për përfaqësuesen A të Sllovenisë, ndonëse pak, kurse Kastrati ka luajtur për U-20 të Sllovenisë dhe tashmë është përfshirë në ekipin e zgjeruar të Sllovenisë për “Eurobasket 2017”.
Ai më herët kishte deklaruar se do të luajë për Kosovën dhe ishte përfshirë edhe në listën e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të muajit gusht. Por përfshirja e mëvonshme në listën e Sllovenisë ka komplikuar gjërat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.