Sport

Wijnaldum vendos të largohet nga Liverpooli

Georginio Wijanldum ka vendosur të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Mediat spanjolle kanë raportuar të shtunën se mesfushori nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Madje thuhet se Wijnaldum ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Lojtari thuhet se ka pasur një bisedë me trajnerin Ronald Koeman, i cili e ka bindur të transferohet në “Camp Nou”.

Për mesfushorin holandez interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Interi.

30-vjeçari këtë sezon në 39 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tre gola. Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, kur u transferua nga Newcastle.