Sport

Unitedi pas dyshes së Milanit

Manchester Unitedi po planifikon ta përforcojë ekipin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer është duke e monitoruar situatën e dyshes Gianluigi Donnarumma dhe Alessio Romagnoli.

Donnarumma është në vitin e fundit të kontratës të cilën nuk e ka vazhduar ende.

Portieri italian në fund të këtij sezoni do të jetë futbollist i lirë. Për mbrojtësin Romagnoli, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë mbi 25 milionë euro.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022.