Sport

Coman refuzon ofertën e Bayernit

Kingsley Coman ka refuzuar ofertën e parë të Bayern Munichut për vazhdimin e kontratës.

Sipas revistës gjermane, “Kicker”, 24-vjeçari ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.

Comani thuhet se ka kërkuar rritje të pagës për ta vazhduar kontratën me bavarezët.

Sulmuesi francez këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 13 asistime.

Ai është pjesë e Bayernit, që nga viti 2017 kur u transferua nga Juventusi, për 21 milionë euro.