Sport

Tottenhami kërkon ta blejë Balen

Gareth Bale po kalon në një formë fantastike në Premier League. Sulmuesi i krahut është një ndër lojtarët kryesorë te Tottenhami në takimet e fundit.

Bale në ndeshjen ndaj Crystal Palace shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Tottenhamit.

31-vjeçari ka bindur drejtuesit e klubit, të cilët dëshirojnë ta blejnë përfundimisht kartonin e Bale.

Uellsiani është i huazuar te Tottenhami, nga Real Madridi, deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje.

Bale në 11 ndeshje në Premier League, këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.