Sport

Ramadani e shënon një gol në humbjen e Vejles

Ylber Ramadani e ka shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij Vejle të mërkurën mbrëma.

Skuadra e tij Vejle humbi në udhëtim te Kopenhaga me rezultatin 2:1. Golin e vetëm për skuadrën e vet Vejlen, Ramadani e realizoi në minutën e 67.

Për mesfushorin defansiv dhe reprezentuesin e Shqipërisë ishte goli i parë i sezonit në Superligën e Danimarkës në 17 duele të luajtura.

Ramadani u zëvendësua në minutën e 89. Te Vejle në tërë ndeshjen luajtën Arbnor Muçolli dhe Lundrim Hetemi.

Vejle është në vendin e 10 në renditje me 21 pikë.