Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrëfimi për “Talentin e sezonit” në Shqipëri

Ylber Ramadani nuk flet shumë. Flet pak, por punon shumë. Puna që ka bërë te Partizani i Tiranës i është shpërblyer. Muajin e kaluar Ramadani 21-vjeçar pranoi çmimin “Talenti i sezonit” nga Shoqata “Sporti na bashkon” që shpall çdo vit lojtarët më të dalluar.

Ramadani u dallua në mesfushën e Partizanit si për lojë ashtu edhe për disiplinë. Ndonëse roli i tij është të bllokojë aksionet e kundërshtarëve në mesin e fushës, pati vetëm gjashtë kartona të verdhë, shkruan sot “Koha Ditore”. Pesë prej tyre i mori në 32 ndeshje në Superligën e Shqipërisë dhe një në garat e Kupës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, “i pastër” ishte në katër ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe tri në Ligën e Evropës.

“Çmimet gjithmonë të bëjnë të lumtur dhe të motivojnë për të punuar më shumë. Me punë kam arritur deri këtu. Kam pasur edhe mbështetjen nga të gjithë”, thotë Ramadani.

Ramadani është i kënaqur me të arriturat e tij deri tash. Por, synim ka suksese shumë më të mëdha. Cak, vetes i ka vënë - të kalojë në ndonjë ligë dhe skuadër më të fortë si dhe të arrijë ta vesh fanellën e ekipit “A” Kombëtar të Shqipërisë. Ai nga tetori i vitit të kaluar është pjesë e Shpresave të Shqipërisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.