Sport

Drita dëshiron qëndrimin e Livorekës

Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, është në bisedime me skuadrën e Dritës, dhe ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te skuadra gjilanase.

Skuadra e Dritës, e dëshiron qëndrimin e tij në klub, pasi ish sulmuesi i Feronikelit, ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë te “Bardhekaltrit”, derisa fazën e sulmit ekipi gjilanas e ka përforcuar edhe me sulmuesin Astrit Fazliu dhe mesfushorin e krahut Xhevdet Shabani, raporton KTV.

Në edicionin që e lamë pas, Livoreka ka shënuar 4 gola në 10-të ndeshje.