Sport

Muriq e mban portën të paprekur, Willem II fiton 2:0

Arijanet Muriq ka pasur paraqitje të suksesshme të dielën në Eredivisie të Holandës. Portieri i Kosovës e mbajti portën të paprekur duke kontribuuar në fitoren 2:0 të Willem II në udhëtim ndaj Sparta Rotterdamit. Ndeshja i takoi javës së 24-t të kampionatit holandez.

Për Muriqin ishte paraqitja e katërt te Willem II, ku është i huazuar nga Manchester City. Në ndeshjen e parë pranoi pesë gola nga Feyenoordi, në të dytën gjashtë nga Utrechti, ndërsa në ndeshjen e tretë të Muriqit, Willem II dhe Den Haag barazuan 1:1. Me gjithë numrin e madh të golave të pranuar, te skuadra holandeze i besuan Muriqit dhe ai të dielën e mbajti portën të pamposhtur. Për Willem II ishte fitore jetike në garë për mbetje në elitë. Skuadra e Muriqit i ka 17 pikë dhe renditet e 16-ta, pozitë që në fund dërgon në plejaut.