Sport

Milani i gatshëm ta eliminojë Zvezdën

Milani ka stërvitur të mërkurën para duelit kthyes në Ligën e Evropës në fazën e 32 skuadrave më të mira të garës kundër Crvena Zvezdës.

Italianët patën mundësi të mirë që duelin kthyes ta zhvillojnë më të qetë, megjithatë, barazuan 2:2 në udhëtimin në Serbi.

“Kuqezinjtë” po ashtu kërkojnë këndelljen dhe të arrijnë fitore. Në fundjavë u mposhtën me rezultatin e thellë 3:0 nga rivali i qytetit, Interi, në kuadër të Serie A të Italisë.