Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka paralajmëruar se klubi italian është i gatshëm të përfshijë portierin Gianluigi Donnarumma si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Gjatë dy ditëve të fundit është konfirmuar se Donnarumma nuk do të vazhdojë kontratën me Milanin, derisa Ronaldo raportohet se ka kërkuar largimin nga Bernabeu gjatë verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugezi do të kushtonte shumë para, por Mirabelli ka paralajmëruar se italianët mund të zbresin çmimin nëse ofrojnë gardianin e pakënaqur.
“Nëse Cristiano Ronaldo dëshiron largimin dhe Real Madridi e do Donnarumman, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë me presidentin Florentino Perez”, ka thënë Mirabelli.
“Ne donim që ai të jetë simbol i Milanit për fansat dhe Gigio kishte gjithçka për ta përmbushur këtë rol. Ai do të kishte shiritin e kapitenit. Në aspektin human, jemi të zhgënjyer, veçanërisht kur nuk kishte shanse për bisedime”, ka shtuar ai.