Sport

Ocamposi në plane të Liverpoolit

Sulmuesi argjentinas i Sevillas, Lucas Ocampos, është në plane të Liverpoolit, raporton “La Razon”.

26-vjeçari në kontratën e tij me Sevillan ka një klauzolë për lirim në vlerë 65 milionë euro, por klubi spanjoll mund ta lirojë atë për shumë më të vogël gjatë afatit kalimtar të verës.

Sevilla mund t’ia shesë Ocamposin Liverpoolit, nëse klubi kampion anglez vendos që t’ia shesë japonezin Takumi Minanimo.

Minamino aktualisht është i huazuar te Southamptoni.