Sport

Besar Halimi e shënon golin e parë të sezonit në humbjen nga Paderborni

Descriptive Text

Besar Halimi ka shënuar gol në humbjen që skuadra e tij e pësoi të shtunën.

Reprezentuesi i Kosovës me Sandhausenin u mposht në udhëtim te Paderborni me rezultatin 2:1, në xhiron e 22 të Bundesliga 2.

Halimi e kaloi në avantazh skuadrën e tij, Sandhausenin, në minutën e 15 të ndeshjes. U asistua nga Nils Roseler.

Për Halimin ishte goli i parë i këtij kampionati në nëntë ndeshje sa i ka luajtur në të gjitha garat.

E ka edhe një asistim në Bundesliga 2. Sandhauseni është në vendin e parafundit në tabelë me 18 pikë pas 22 xhirove.