Sport

Ronaldo kërkon finalen e Championsit

Cristiano Ronaldo synon finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin këtë sezon. Portugezi ka shkruar në rrjetet sociale se përqendrimi në rrugën e gjatë drejt finales do të jetë maksimal. Juventusi do të jetë mysafir i Portos të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Për 36-vjeçarin do të jetë kthim në vendlindje, aty ku thotë se do të kërkojë vetëm fitore.

"Do ta kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë. Shpresoj se do të jetë një fillim i mbarë i rrugës për në finale. Respekt për kundërshtarin, por ambicia jonë është për fitore dhe 100 për qind jemi të përqendruar. Le të shkojmë, djema!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale. Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të garës më të madhe evropiane për klube. Ka shënuar 134 gola.