Sport

Juventusi e dëshiron Zidanen

Kampioni i Italisë, Juventusi po e monitoron situatën e trajnerit Zinedine Zidane te Real Madridi.

“El Chiringuito” ka raportuar të martën se Juventusi po synon ta emërojë Zidanen trajner në fund të këtij edicioni, pasi francezi pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit.

Te Juventusi nuk janë të kënaqur me punën e Andrea Pirlos, i cili pritet të shkarkohet në fund të edicionit për t’u zëvendësuar me Zidanen.

Zidane 48-vjeçar, ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit të ardhshëm.