Sport

Arsenali dëshiron të blejë Odegaardin

Martin Odegaard mund të blihet përfundimisht nga skuadra e Arsenalit. Mesfushori norvegjez është i huazuar nga Real Madridi tek ekipi nga Londra, i cili ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.

22-vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mbetet në Londër, me kontratë të përhershme.

I kënaqur me paraqitjet e tij në këto ndeshje është shprehur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Topçinjtë” po planifikojnë të dërgojnë një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për Odegaardin.