Sport

Liverpooli me nëntë mungesa ndaj Leipzigut

Descriptive Text

Liverpooli po vazhdon të ketë probleme me lëndime. Në ndeshjen e fundit ndaj Leicesterit u lëndua edhe mesfushori James Millner.

Me lëndimin e mesfushorit anglez te Liverpooli tani janë plotë nëntë futbollistë të lënduar.

“Daily Mail” ka raportuar të shtunën se trajneri Jurgen Klopp për ndeshjen ndaj Leipzigut në Champions League do të ketë mungesa të mëdha.

Lojtarët që do të mungojnë në takimin e parë janë: Fabinho, Ben Davies, Divock Origi, Virgil Van Dijk, Joe Gomez, Joel Matip, Diogo Jota, Kelleher dhe Naby Keita.