Sport

Riza Durmishi asiston në Serie B

Riza Durmishi e ka bërë asistimin e parë në Serie B të Italisë.

Salernitana ku luan ish-reprezentuesi i Danimarkës, barazoi të shtunën me Vicenzan 1:1, në kuadër të xhiros së 23-t në rangun e dytë të futbollit italian.

Durmishi, që hyri në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë, asistoi në minutën e 81 për mbrojtësin Ramzi Aya. Megjithatë, dy minuta më vonë, Salernitana pranoi gol nga sulmuesi Stefano Giacomelli dhe ndeshja u mbyll baras.

Frederic Veseli ishte në bankën rezervë te Salernitana.

Durmishi u huazua në fund të janarit nga skuadra e Lazios te Salernitana në Serie B. Me klubin e ri, mbrojtësi i krahut të majtë, 27-vjeçari Durmishi, i ka luajtur dy ndeshje. Kontrata me Lazion i skadon më 30 qershor të vitit 2023. Salernitana pas 23 ndeshjeve ka grumbulluar 38 pikë dhe është në vendin e gjashtë.