Sport

Drita fiton derbin ndaj Llapit

Descriptive Text

Kampionia në fuqi Drita, është rikthyer te fitorja pasi ka mposhtur Llapin me rezultat 1:0.

Në stadiumin e qytetit të Gjilanit, të dyja ekipet hasën në vështirësi shkaku i terrenit të mbuluar me borë. Por vendasit kishin më shumë nga loja në pjesën e parë duke krijuar disa shanse shënimi.

Në rast të mirë ishin: Astrit Fazilu, Ergyn Ahmeti dhe Almir Ajzeraj, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me nikoqirët që kërkonin golin e epërsisë.

Në minutën e 74-të, Astrit Fazilu gjendet bukur brenda zonës për 1:0. Deri në fund mysafirët tentuan të riktheheshin në lojë por pa sukses.

Me këtë fitore Drita mbetet në pozitën e parë me 44 pikë përderisa Llapi, është në pozitën e tetë me 20 pikë.