Sport

Nadali mposhti Norrien për të shkuar në raundin e katërt

Descriptive Text

Rafael Nadal e ka vazhduar në 18 serinë e fitoreve kundër kundërshtarëve që luajnë me të majtën.

Kundërshtari i fundit që Nadali e mposhti ishte Cameron Norrie. Nadali fitoi 3:0 në sete, 7:5, 6:2 dhe 7:5, teksa u kualifikua në raundin e katërt të garës “Australian Open”.

Nadali është duke e synuar rekordin e 21 trofeve të mëdhenj në karrierë, por në Melbourne ka ardhur me dhimbje të shpinës, por edhe pa asnjë duel të zhvilluar në vitin 2021.

Në raundin e katërt, Nadali në “Melbourne Park” është kualifikuar për herën e 14 në 16 raste.

Kundërshtari i radhës për Nadalin do të jetë Fabio Fognini.