Sport

Ndeshjen kthyese ndaj Benficas, Arsenali e luan në Greqi

Descriptive Text

Granit Xhaka me Arsenalin do të luajë në terrene neutrale në Ligën e Evropës.

Takimi i parë i Arsenalit me Benfican në 1/16 e finales së garës së dytë më të rëndësishme për klube do të luhet në Romë.

Në fakt, UEFA ka vendosur që edhe ndeshja kthyese e “revolveristëve” të luhet në Greqi, në stadiumin e Olympiacosit.

Këto lëvizje të dueleve kanë qenë të detyruara për shkak se Anglia dhe Portugalia kanë rregulla të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.