Sport

Sevilla kërkon 80 milionë euro për Kounden

Sevilla është e gatshme ta lirojë qendërmbrojtësin Jules Kounde në fund të këtij edicioni por vetëm nëse merr një ofertë prej 80 milionë eurosh. “AS” ka shkruar të premten se Kounde, i cili është mbrojtësi më i vlerësuar në La Liga këtë edicion, tashmë po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës, si Manchester City, Liverpooli, Manchester Unitedi, Real Madridi e Barcelona.

22-vjeçari ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 kurse këtë edicion po shkëlqen, ku në 30 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tri gola. Te Sevilla duan ta mbajnë Kounden por duke pasur parasysh interesimin e skuadrave tjera, kanë marrë vendim që për kartonin e tij të kërkojnë hiq më pak se 80 milionë euro. Kounde te Sevilla u transferua në vitin 2019 nga Bordeauxi për 25 milionë euro.