Sport

Tielemas rinovon me Leicesterin

Foto: The Guardian

Youri Tielemans pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Leicester Cityt, përcjellin të mërkurën mediumet angleze. Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Tielemans ka kontratë deri në vitin 2023 por me kontratën e re, do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2025. Te Leicesteri e vlerësojnë mesfushorin belg si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekip dhe për këtë arsye duan ta mbajnë sa më gjatë në radhët e veta. Tielemans po shkëlqen këtë sezon, me gjashtë gola dhe tri asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat për Leicesterin. 23-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Monaco e Anderlechti.