Sport

Kloppi i pakënaqur me krerët e klubit, dështuan ta transferonin Koulibalyn

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i pakënaqur me drejtuesit e klubit anglez, të cilët nuk ia dolën ta sjellin në “Anfield” mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

“The Sun” shkruan se senegalezi ishte objektivi kryesor i Kloppit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, raportohet se pronarët e Liverpoolit nuk kanë pranuar që të paguajnë 100 milionë euro për Koulibalyn, shumë të cilën e kërkonte Napoli.

Liverpooli është përballur me probleme të mëdha në mbrojtje, ku përveç qendërmbrojtësit kryesor, Virgil van Vijku që e ka humbur sezonin shkaku i lëndimit, telashe të tilla patën edhe Joe Gomezi, Joel Matipi dhe disa lojtarë të tjerë.