Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Rali i Madridit. “Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja”. Kështu është hapur faqja e parë e gazetës sportive portugeze “A Bola”.
Sipas kësaj gazete, Ronaldo i ka komunikuar këtë vendim Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Vendimi i Ronaldos për t’u larguar nga “galaktikët” vjen dy ditë pasi Prokuroria spanjolle nisi një hetim ndaj tij për evazion fiskal, duke e akuzuar se ka shmangur 14 milionë Euro taksa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara disa ditësh, Cristiano Ronaldo mori disa oferta stratosferike nga klube që kërkojnë shërbimet e tij. Manchester United dhe PSG kanë ofruar 180 milionë Euro për portugezin.