Sport

Strakosha nuk do ta refuzonte Dortmundin

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha ka thënë se nuk do ta refuzonte ofertën e Borussia Dortmundit. Ai ka thënë se Dortmundi është klubi madh dhe se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është i interesuar t’i bashkohet. Strakosha është përmendur një prej emrave që Dortmundi dëshiron t’i transferojë gjatë verës.

Siç është raportuar së fundmi, Dortmundi është në kërkim të një portieri të ri dhe me përvojë. “Dortmundi është një klub i madh. Ata kanë një ekip të ri dhe ambicioz. Sigurisht që është një klub interesant. Stadiumi i tyre është pabesueshëm. Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk jam i interesuar”, ka thënë Strakosha.

Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe se ka kërkuar të largohet gjatë verës nga klubi italian. 25-vjeçari me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai është zhvilluar te Lazio, që si i ri iu bashkua nga Panioniosi i Greqisë.