Sport

Grealishi vendos për të ardhmen

Jack Grealish është pranë vazhdimit të kontratës me Aston Villan. Mediat angleze të dielën kanë raportuar se 25-vjeçari do t’i qëndrojë besnik ekipit.

Grealish ka kontratë deri në vitin 2025, por klubi i ka ofruar kontratë edhe për dy vjet të tjera. Për anglezin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Këtë sezon, në 22 paraqitje ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 12 asistime.