Sport

Mbyllet baras goleada mes Unitedit e Evertonit

Është mbyllur baras 3:3 ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Evertonit në “Old Trafford” të shtunën.

Takimi i takonte xhiros së 23-të në Premier League.

Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes realizuan dy golat e parë për “Djajtë e Kuq” në pjesën e parë, para se Doucoure dhe James Rodriguez të barazonin gjithçka në fillim të pjesës së dytë.

Scott McTominay kaloi sërish Unitedin në epërsi në minutën e 70-të, para se Dominic Calvert-Lewin në sekondat e fundit të barazonte gjithçka.

Në tabelë, Unitedi është i dyti me 45 pikë, dy më pak se Manchester City që prin me dy ndeshje më pak se rivali lokal. Evertoni është i gjashti me 37 pikë.