Sport

Reali fiton me përmbysje

Descriptive Text

Real Madridi ka fituar 2:1 ndaj Huescas në xhiron e 22-të të La Ligës, duke përmbysur rezultatin me dy gola të qendërmbrojtësit Raphael Varane.

Javier Galan realizoi golin e parë në ndeshje për Huescan. Ai shënoi në minutën e 48-të, para se Varane me dy gola në minutat ’55 dhe ’84, të kthente gjithçka në favor të skuadrës së Zinedine Zidanet.

Me 43 pikë pas 21 ndeshjeve, Reali është i dyti në tabelë me shtatë pikë prapa Atletico Madridit që ka të zhvilluara 19 ndeshje. Barcelona me 40 pikë pas 20 ndeshjesh është e treta.