Sport

Prishtina i bashkohet Yllit në finale

Descriptive Text

Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli do të jetë finalja e Kupës së Kosovës në basketboll.

Prishtina e ka fituar gjysmëfinalen e dytë, të luajtur të premten mbrëma kundër Ponte Prizrenit me rezultatin 79:75.

Plejmejkeri Nigel Johnson ishte më i dalluari te Prishtina në këtë triumf.

Johnson ndeshjen e përfundoi me 24 pikë, gjashtë kërcime e po aq asistime kurse pikë dyshifrore regjistruan edhe Tevin Mack e Seth Leday. Mack pati 17 pikë e 11 kërcime derisa Leday shtoi 13 pikë e 13 kërcime. Në anën tjetër, te Ponte Prizreni, më efikasi ishte Arti Hajdari me 24 pikë të shënuara derisa Jeremiah Paige e Urim Zenelaj shtuan nga 15 sosh për kokë. Zenelaj pati edhe 15 kërcime.

Finalja e Kupës së Kosovës, do të luhet të dielën prej orës 17:30 në Suharekë.