Sport

Prishtina mposht Pejën, kualifikohet në gjysmëfinale

Sigal Prishtina është gjysmëfinalistja e fundit në Kupën e Kosovës në basketboll.

Prishtina të enjten në çerekfinale e ka mposhtur skuadrën e Pejës me rezultatin e ngushtë 90:88.

Në gjysmëfinale, Prishtina do të takohet me Ponte Prizrenin, ekip që më herët eliminoi skuadrën e Vëllaznimit.

Ish-plejmejkeri i Pejës, amerikani Nigel Johnson ka udhëhequr Prishtinën drejt fitores.

Johnson ndeshjen e mbylli me 33 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime kurse pikë dyshifrore te Prishtina, regjistruan edhe Tevin Mack e Seth Leday që regjistruan “double-double”. Mack pati 26 pikë e 12 kërcime derisa Leday shtoi 14 pikë e dhjetë kërcime.

Te skuadra e Pejës, më efikasi ishte Dardan Berisha që e mbylli ndeshjen me 31 pikë prej të cilave 27 i realizoi nga tentimet për tri pikë. Berisha pati edhe 12 asistime e tetë kërcime. Me lojë të miraë te Peja u dalluan edhe Marko Peroviq (25) e Brandon Walters (18) por që nuk mjaftuan për ta mposhtur Prishtinën.