Sport

Viniciusi do të largohet nga Reali

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior do të largohet nga skuadra e Real Madridit në verë. E përditshmja “AS” ka raportuar të mërkurën se drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur të nxjerrin në shitje brazilianin në fund të këtij edicioni.

Mësohet se te Reali nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Viniciusit, për të cilin do të kërkojnë rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

20-vjeçari këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime në 25 paraqitje me Realin në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2025, kurse ekipit spanjoll iu bashkua në vitin 2018 nga Flamengo për 45 milionë euro dëmshpërblim.