Sport

Lakersi mposht Bostonin

LA Lakersi ka triumfuar 96:95 ndaj Boston Celticsit të shtunën mbrëma, duke i dhënë fund një serie prej dy humbjeve rresht në NBA.

Anthony Davis me 27 pikë e 14 kërcime ishte më i miri në radhët e Lakersit, ndërsa LeBron James ndihmoi me 21 pikë.

Kemba Walker dështoi në tentimin e fundit 2.7 sekonda pa mbaruar ndeshja, për t’i sjellë fitoren Bostonit. Jayson Tatum me 30 pikë ishte më i miri te Bostoni.