Sport

Kasami shënon me asistim të Zhegrovës

Pajtim Kasami ka shënuar gol për të ndihmuar fitoren 3:2 të Baselit në udhëtim ndaj Sionit. Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Kasami realizoi në minutën e 25-të, pas asistimit të Edon Zhegrovës. Kasami shënoi me kokë pas harkimit nga këndi të Zhegrovës.

Kasami kompletoi ndeshjen, ndërsa Zhegrova u zëvendësua në minutën e 76-të. Albian Hajdari ishte në stol, ndërsa Orges Bunjaku e Elis Isufi nuk ishin të grumbulluar. Taulant Xhaka është i lënduar derisa përforcimi i ri, Amir Abrashi, nuk kishte drejtë loje.

Baseli është i dyti me 26 pikë.