Sport

Trajneri Rudani i del në mbrojtje Berishës

Descriptive Text

Trajneri i Western United, Mark Rudan i ka dalë në mbrojtje sulmuesit kosovar, Besart Berisha. Ai në një intervistë për “Canberra Times” ka thënë se Berisha shumë shpejtë do t’u kthehet golave. Berisha nuk ka shënuar në asnjë prej tri ndeshjeve të këtij edicioni në Australi.

“Mendova se Besarti ishte fantastik për sa i përket të qenit një lojtar skuadra. Ai punoi aq shumë për ekipin, luajti mirë pa top dhe pranoi sfidën të punoj për ekipin. Njerëzit mendojnë se Besarti është disi egoist. Ai është vetëm egoist sepse duhet të jetë dhe ai është golashënuesi më i mirë në histori të ligës. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur me të, golat do të vijnë, nuk kam asnjë dyshim”, ka thënë Rudan.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës pjesë e skuadrës që garon në elitën e futbollit të Australisë është që prej shtatorit të vitit 2019.