Sport

Roma dhe Chelsea interesohen për Allegrin

Massimiliano Allegri është i gatshëm të marrë drejtimin e ndonjë skuadre. Ish-trajneri i Juventusit është i hapur për t’u rikthyer në pozitën e trajnerit.

Sipas mediave italiane, Allegri është në pritje të ofertave nga skuadrat Chelsea dhe Roma.

Të dy skuadrat janë të pakënaqura me trajnerët aktualë Frank Lampard dhe Paulo Fonseca.

Allegri është i papunë që nga vera e vitit 2019, kur u largua nga Juventusi.

Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe Milanin.