Sport

“Final 8” mes Suharekës e Prishtinës

Pasi KB Rahoveci ka hequr dorë nga organizimi i turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po shqyrton dy opsione. Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhet Bordi për të caktuar lokacionin e ri për organizimin e “Final 8” që do të mbahet nga data 3 deri më 7 shkurt.

Mësohet se Suhareka dhe Prishtina janë qytetet ku mund të organizohet ky turne.

Një ditë pas tërheqjes së Rahovecit nga organizimi, është lajmëruar skuadra e Golden Eagle Yllit për ta organizuar “Final 8”, por në FBK po mendojnë që ta marrin vetë përsipër organizimin e këtij turneu që do të mbahej në Prishtinë. “Opsion për organizimin e ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës është Suhareka dhe Prishtina. Ylli ka kërkuar organizimin e këtij turneu pas tërheqjes së Rahovecit por FBK-ja po mendon ta mbajë në Prishtinën nën organizimin e saj. Ditëve në pritet të mblidhet Bordi i FBK-së për të marrë një vendim përfundimtar”, ka thënë burimi.