Sport

Goli i radhës i Martialit do t’i kushtojë Unitedit 10 milionë euro

Goli i radhës i Anthony Martialin për Manchester Unitedin, do të detyrojë klubin anglez t’ia paguajë edhe dhjetë milionë euro ish-klubit të futbollistit, Monaco.

“Djajtë e Kuq” transferuar francezin në verën e vitit 2015 për 45 milionë euro si pagesë fillestare, me disa klauzola në kontratën e tij.

Goli i radhës, i 25-i, i Martialit në gara do të detyrojë klubin të paguajë 10 milionë euro, si pjesë e një nga klauzolat në kontratë.

Duke përfshirë të gjitha klauzolat, nëse plotësohen, Unitedi do të paguajë në total 75 milionë euro për shërbimet e tij, raporton “Sportsmole”.