Sport

Xhaka e dëshiron qëndrimin e Sanchezit te Arsenali

Descriptive Text

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, shpreson që Alexis Sanchez të qëndrojë në klub.Kiliani është pjesë e spekulimeve që disa muaj pasi raportohet se ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Arsenalin.

Tani bashkëlojtari i tij, Xhaka ka thënë se Sanchezi është sulmues i shkëlqyeshëm që mund të luajë në çdo ekip të botës.

“Sigurisht, shpresoj të mos largohet. Ka kualitetet në fushë që janë të pakrahasueshme. Ai ka shënuar shumë gola dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Alexis mund të luajë në cilindo ekip të botës, sikurse Mesut Ozil. Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, por këta dy dallohen”, ka thënë Xhaka për “The Mirror”.

Sanchezi ka shënuar 30 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat sezonin e fundit.